Lajme
18 muaj burgim me kusht për të riun shqiptar: ka shkelur dy gra me mercedesin e babait
Kryesuesi i trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut ka dënuar atë me 18 muaj burgim për kundërvajtje të rëndë në trafik dhe lëndim trupor nga pakujdesia
Manovrimi i 24 vjeçarit mund të ishte fatal. I riu nga Cyrihu dëshironte të ishte më i shpejti me Mercedesin e fuqishëm me 510 kualfuqi C63 të babait të tij. Ai dëshironte të parakalonte një BMW 330i, që po ashtu po priste dritën e gjelbër në korsinë ngjitur, transmeton albinfo.ch. E gjitha, për pak të përfundonte në një një katastrofë.
Për të arritur këtë qëllim, sipas prokurorit ai madje kishte fikur “Programin Elektronik të Stabilitetit (ESP)”. Aksidenti ka ndodhur më 25 mars 2021 në Cyrih.
Për këtë arsye ai, të martën, ai u desh të përgjigjej para Gjykatës së Qarkut të Cyrihut.
Shqiprim B.* i kishte dhënë aq shumë makinës sa që ajo ka devijuar në mes të kryqëzimit dhe ka rrëshqitur, shkruan blick.ch. Për pasojë, makina ka përplasur një semafor në trotuarin e djathtë. Pikërisht në atë moment, në trotuar ndodheshin një vrapuese (30) dhe një çiklist (30), të cilët u goditën nga makina e fuqishme.
Në sallën e gjykimit, të hënën janë projektuar sekuenca nga videot që kanë marrë kamerat në vendin e ngjarjes. Rastësisht dy automjete që lëviznin në afërsi e kanë regjistruar aksidentin me kamerat e tyre. Aty shihet sesi Mercedesi ka rrëshqitur në kryqëzim dhe ka goditur dy gratë. Ka qenë një mrekulli që askush nuk është lënduar rëndë ose vrarë.
Vrapuesja ka shpëtuar me një dëmtim të vogël traumatik të trurit, një vetull të çarë dhe një mollëz të mavijosur. Ndërsa çiklistja ka lënduar gjurin, kyçin e këmbës dhe njërën dorë. Vetëm shoferi ka shpëtuar pa asnjë pasojë.
“Kam fikur në mënyrë të pandërgjegjshme programin e stabilizimit”
“Më vjen mirë që gratë e goditura janë sërish mirë dhe nuk janë lënduar rëndë”, thotë gjatë procesit Shqiprim B, transmeton albinfo.ch Megjithatë, ai mohon të ketë fikur në mënyrë specifike programin e stabilizimit. “Kjo ka ndodhur pa vetëdije. Gabimi im ishte se e kam drejtuar makinën shumë djathtas”. Ai thotë se këtë merecdes e ka ngarë vetëm 6 herë deri në rastin e aksidentit.
Por, gjatë marrjeve të para në pyetje, ai kishte deklaruar krejt ndryshe, përcjell albinfo.ch. Shqiprim B. kishte deklaruar se ai e kishte përdorur Mercedesin pothuajse çdo ditë gjatë një viti e gjysmë. Ai gjithashtu pranoi atëbotë kishte pranuar se kishte fikur qëllimisht ESP-në.
I pyetur për këtë nga gjykata, Shiprimi, i cili kundërshton vendosmüerisht që ta etiketojnë si “raser”, fajëson avokatin e tij të parë. Ai i kishte thënë se duhet të tregohej bashkëpunues me prokurorinë publike, përndryshe do të mbahej në paraburgim”.
Kryesuesi i trupit gjykues, me rastin e shqiptimit të vendimit ka përshkruar deklaratat e sotme të të akuzuarit si “të pabesueshme”, përcjell albinfo.ch. Ai e ka dënuar Shqiprim B. me 18 muaj burgim për kundërvajtje të rëndë në trafik dhe lëndim trupor nga pakujdesia.
I gjithë procesi i kushton atij mbi 20,000 franga ndërsa veç kësaj, avokati kushton rreth 10,000 franga.
- Emri, i koduar
(Foto: Stapo Zürich)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











