CH-Ballkani
18-vjeçarja shqiptare që kandidon në zgjedhjet lokale në Belgjikë
Zgjedhjet do të zhvillohen në tetor të këtij viti
18-vjeçarja shqiptare Klaudja Hajdari është një ndër kandidatet për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë.
Klaudja kandidon për partinë SPA (Socialistiche Partij Anders) dhe renditet e 14-ta ndër 35 personat që kandidojnë për anëtarë këshilli. Zgjedhjet do të zhvillohen në tetor të këtij viti, shkruajnë mediat shqiptare.
18-vjeçarja shqiptare jeton në Belgjikë së bashku me dy prindërit e saj dhe vazhdon studimet në vitin e fundit në gjimnaz, përcjell albinfo.ch.
Klaudja Hajdari është një person jo pak i njohur në Belgjikë, pasi shqiptarja është angazhuar që herët në organizatat rinore dhe në aktivitetet sociale e kulturore. Madje në moshën 16-vjeçare Klaudja u zgjodh ambasadore e organizatës YOUCA (Youth for Change and Action), ku ka qenë përfaqësuese e të rinjve belgë në takimet ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












