Kosova
19 komunat në të cilat nuk do të ketë balotazh
Prej komunave që nuk do të shkojnë në balotazh, 9 janë fituar nga Lista Serbe, 4 nga LDK, 2 nga AAK, 1 nga PDK, 1 nga Partia Turke e Kosovës, ndërsa 2 komuna janë fituar nga kandidatët e pavarur
Gjysma e komunave të Kosovës (19 nga 38) do të dalin edhe një herë në zgjedhjet e balotazhit më 19 nëntor, për të zgjedhur kryetarët e komunave, ndërsa në 19 komuna të tjera kryetarët u zgjodhën në raundin e parë. Prej komunave që nuk do të shkojnë në balotazh, 9 janë fituar nga Lista Serbe, 4 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Turke e Kosovës, ndërsa 2 komuna janë fituar nga kandidatët e pavarur.
Kështu komunat që nuk do të ketë balotazh sipas renditjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë.
Deçani – të cilën e ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,
Drenasi – të cilën e ka fituar Partia Demokratike e Kosovës,
Fushë Kosova – të cilën e ka filluar Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lipjani – të cilën e ka filluar Lidhja Demokratike e Kosovës,
Leposaviqi – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Novobërda – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Peja – të cilën e ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës,
Skenderaj – të cilën e ka fituar kandidati i pavarur Bekim Jashari,
Shtërpca – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Vitia – të cilën e ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës,
Zubin Potoku – të cilën e ka fituar Lista Serb,
Zveçani – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Juniku – të cilën e ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,
Mamusha – të cilën e ka fituar KDTP,
Hani i Elezit – të cilën e ka fituar kandidati i pavarur Rufki Suma,
Graçanica – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Ranillugu – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Parteshi – të cilën e ka fituar Lista Serbe,
Mitrovica e Veriut – të cilën e ka fituar Lista Serbe
Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës sa u përket komunave të cilat kalojnë pa balotazh në procesin zgjedhor, ndryshojnë shumë me zgjedhjet lokale të zgjedhjeve të vitit 2013.
Por, në zgjedhjet lokale të së dielës, sollën edhe risi, sidomos fitorja e kandidatëve të pavarur, Rufki Suma, që fitoi për të tretën herë në Hanin e Elezit e tjetri është Bekim Jashari që do të drejtojë Skenderajn.
Bekim Jashari, i cili garoi në zgjedhjet lokale i vetëm, arriti të marrë 13.681 vota, apo 85,66%. Rufki Suma arriti edhe këto zgjedhje lokale t`i fitojë si kandidat i pavarur. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur ai kishte 2.864 vota, apo 54,74 %, kësaj here mori 2.823 vota, apo 57,32 %. Kurse atmir Jashari, kandidat i pavarur në komunën e Shtimes, arriti të shkojë në balotazh me kundërkandidatin nga PDK-ja, Naim Ismaili, i udhëhoqi ketë komunë që nga viti 2007.
Jashari në këto zgjedhje arriti të fitojë 3.446 vota, apo 26,95 %, ndërsa Ismaili 38, 65 % të votave.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











