Sport
19 sportistët që fituan bursa olimpike
Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar Bursat Olimpike “Tokyo 2020” me 19 sportistët më të mirë të Kosovës, të cilët janë potencial për të fituar normën olimpike.
Sportistëve u printe kampionia olimpike e “RIO 2016”, Majlinda Kelmendi, e cila do të përfitojë nga 1 mijë dollarë në muaj, derisa lista pason nga Herolind Nishevci (karateist), Distria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks) etj. Ata vijnë nga tetë sporte të ndryshme, nëntë prej të cilëve janë të gjinisë femërore, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, pasi foli për vendimin historik të njohjes së përkohshme të KOK-ut në KON, u ndalë tek Bursat Olimpike, duke treguar kriteret se si është bërë ndarja e bursave, si dhe shumën e përfituar nga KOK-u në Solidaritet Olimpik të KON-it.
“SO ndanë 7100 dollarë amerikanë për çdo muaj për 36 muajt në vijim, që në total kalon shumën 255 mijë dollarë amerikanë. Nëse kësaj i shtohen bursat për PyeongChang, falë mjeteve të SO dhe mjeteve tjera të gjeneruara të KOK-ut nga partnerët publik dhe privat, KOK-u ndan në total rreth 300 mijë euro”, tha ndër të tjera, Hasani.
Trajneri kampion olimpik në xhudo, Driton Kuka, u zotua se do të punojnë t’i sjellin Kosovës medalje edhe nga Tokio. “Ky konfiguracion i sportistëve më jep shpresë sepse ata të Rios më janë dukur të ligshtë. Shpresoj që do të kemi së paku tri sporte me norma olimpike”, u shpreh Kuka.
I menjëhershëm ishte reagimi në shaka i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, emri i së cilës sa herë përmendej duartrokitej fuqishëm nga të pranishmit. “Toni tha se bursistët e kaluar kanë qenë më të ligsht, ndoshta ishim të ligsht, por ne sollën një medalje të artë. Shpresoj që shumica prej neve ta fitojmë normën olimpike dhe të kemi një ekip më serioz për LO ‘Tokyo 2020’”, tha medalistja e artë në kategorinë 52 kg të xhudos, e cila falënderoi KOK-un dhe KON-un për mbështetjen.
Përfituesit e bursave
Majlinda Kelmendi (xhudo) 1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova (xhudo) 700 dollarë në muaj
Herolind Nishevci (karate) 600 dollarë
Distria Krasniqi (xhudo) 500 dollarë
Donjeta Sadiku (boks) 500 dollarë
Orges Arifi (karate) 350 dollarë
Alvin Karaqi (karate) 350 dollarë
Akil Gjakova (xhudo) 350 dollarë
Loriana Kuka (xhudo) 250 dollarë
Musa Hajdari (atletikë) 250 dollarë
Astrit Kryeziu (atletikë) 250 dollarë
Vijona Kryeziu (atletikë) 250 dollarë
Urata Rama (shenjëtari) 250 dollarë
Dasar Xhambazi (not) 250 dollarë
Flaka Pruthi (not) 250 dollarë
Atdhe Luzhnica (shigjetari) 250 dollarë
Edon Shala (mundje) 250 dollarë
Fortesa Orana (karate) 250 dollarë
Drilon Ibrahimi (shenjëtari) 250 dollarë
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës Pas vdekjes së një foshnje të porsalindur që kishte konsumuar një formulë për foshnje Nestlé, zyra... -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut -
Zjarr në burgun e Bernës, evakuohen të burgosurit nga disa qeli -
Studimi: Shoferët në Gjenevë humbin mesatarisht 141 orë në trafik çdo vit













