Kosova
Kurti: Diaspora po sjell njohuri profesionale në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së programit për bursistët e gjeneratës së dytë në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare dhe mirëpritjen për bursistët e gjeneratës së tretë.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se Programi për Diplomaci Qytetare është një nismë e jashtëzakonshme që bashkon profesionistë të rinj nga mërgata, duke ju dhënë mundësi dhe duke i frymëzuar ata të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin tonë politik, ekonomik, shoqëror, kulturor, përderisa në të njëjtën kohë, forcon lidhjen e thellë të tyre me rrënjët kulturore me vendlindje dhe Kosovën tonë të dashur.
“Qeveria jonë prej kohësh ka luajtur një rol jetik në mbështetjen, por paraprakisht mirënjohjen e rolit jetik të mërgatës dhe atë si një segment kyç i strategjisë sonë kombëtare. Diaspora jo vetëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen tonë ekonomike, por gjithashtu sjell njohuri të vyera, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale. Për më tepër, diaspora shërben si një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke promovuar më të mirat e vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se nga gjenerata e parë, 80% e pjesëmarrësve kanë vazhduar punën në Kosovë, e ky trend tregon se po rritet. Nga 30% te gjenerata e parë, më shumë se 50% e pjesëmarrësve të gjeneratës së dytë kanë aspirata për të vazhduar angazhimin e qëndrimin këtu, disa prej të cilëve tashmë kanë nënshkruar kontrata për angazhim nga 1 shtatori.
“Gjatë këtij programi, kam pasur privilegjin që të takoj shumë nga këta individë të talentuar në raste të ndryshme. Përmes këtyre takimeve, kam fituar njohuri të drejtpërdrejta mbi të arriturat e tyre profesionale, sukseset dhe sfidat me të cilat ata përballen në angazhimin e tyre në Kosovë. Përkushtimi dhe vendosmëria e tyre janë vërtetë frymëzuese, dhe jam i sigurt se kontributet e tyre do të lënë një ndikim të përhershëm në vendin tonë.” tha kryeministri
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












