Lajme
Lozana nis një verifikim të rreziqeve nga zjarri në ambientet publike të qytetit
Pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, autoritetet lokale po ndërmarrin masa për të parandaluar ngjarje të ngjashme. Qyteti i Lozanës u ka dërguar të hënën në mëngjes një letër rreth 600 lokaleve dhe institucioneve publike, duke u kërkuar të rishikojnë protokollet e tyre të sigurisë nga zjarri, mëson RTS.
Pesë ditë pas ngjarjes në Crans-Montana, Lozana synon të sigurohet se standardet e detyrueshme të sigurisë po zbatohen në të gjithë territorin e saj. Verifikimi përfshin klube nate, bare, restorante, sallone çaji, strehimore dhe salla koncertesh me bar – pra çdo hapësirë që mirëpret publikun dhe shërben pije, transmeton albinfo.ch.
“Përballë një tragjedie të tillë, është e domosdoshme të shtrojmë pyetje në lidhje me fushën tonë të përgjegjësisë dhe kompetencës,” deklaroi Pierre-Antoine Hildbrand, përgjegjës për sigurinë në Bashkinë e Lozanës.
Trajnime për menaxhimin e rrezikut nga zjarri
Sipas tij, të gjitha institucionet do të marrin një email zyrtar ku do të ftohen të rishikojnë procedurat e brendshme dhe trajnimet e stafit. Paralelisht, autoritetet do të sigurohen që kontrollet të kryhen rregullisht dhe në mënyrë korrekte.
“Do të kërkojmë një raport nga policia e zjarrit e Lozanës për të kuptuar situatën e secilit institucion: çfarë autorizimesh kanë, për sa kohë janë të vlefshme dhe si kryhen kontrollet,” shpjegon Hildbrand.
Më pas, bashkia planifikon të mbledhë të gjithë profesionistët e sektorit për të vlerësuar nevojën e forcimit të masave të sigurisë. Kjo mund të përfshijë, ndër të tjera, trajnime të përbashkëta për stafin mbi menaxhimin e rrezikut nga zjarri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fate Velaj, nga emigrant i thjeshtë në ambasador në Austri Nga sfidat e emigrimit tek marrëdhëniet diplomatike, rrëfimi i Fate Velajt... -
Sot vazhdon numërimi i votave tjera të mbërritura me postë -
“Trim mbi trima” jehon në Muzeun e Vjenës nga zëri i 14-vjeçares Anna Krasniqi -
Bora ndalon trafikun në Slloveni, familje kosovare bllokohet për orë të tëra -
Kryeministri Kurti pjesë e panelit ndërkombëtar në Davos 2026
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po lëviz drejt elektrifikimit të kamionëve Zyra Federale e Rrugëve ka nisur një thirrje për projekte për të instaluar stacione mbushje të... -
Zvicër: Gjestet e solidaritetit me viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre janë të shumta -
I ftohti përfshin Zvicrën, temperaturat zbresin deri në -25 gradë Celsius -
Pronari i barit në Crans-Montana me të kaluar kriminale, zbardhen detaje nga hetimi -
Klar nga Shqipëria prezanton Inovacionin dhe cilësinë në Panairin Swissbau 2026











