Kosova
Presidentja Vjosa Osmani falënderon Zvicrën për miqësinë e qëndrueshme me Kosovën
Në kuadër të vizitës së saj në Zvicër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Përmes një mesazhi të shoqëruar me video në rrjetet sociale, ajo falënderoi Zvicrën për një miqësi që i qëndron kohës dhe që është e bazuar në vlera të përbashkëta që nuk zbehen kurrë.
“Faleminderit Zvicër, për një miqësi që i qëndron kohës, një miqësi për Kosovën, e bazuar në vlera që nuk zbehen kurrë!” tha presidentja Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Vizita e presidentes Osmani në Zvicër forcon lidhjet diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke hapur rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
VIDEO:
https://www.facebook.com/share/v/1Ba3VdSvpV/
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












