Kosova
Shqipëri: Rënie e turistëve nga Kosova, rritje e atyre nga Serbia
Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor.al, Shqipëria ka pritur rreth 6.58 milionë turistë të huaj gjatë periudhës janar-korrik 2025, me një rritje prej vetëm 3.5%, krahasuar me 23% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia më e madhe vërehet te turistët nga Kosova, që përbëjnë rreth 35% të totalit. Në shtatëmujorin e parë, vizitat e tyre ranë me 5% (121 mijë më pak), ndërsa vetëm në korrik u shënua një ulje prej 6%. Shkaqet lidhen me liberalizimin e vizave për BE-në, rritjen e çmimeve në Shqipëri dhe zhvlerësimin e euros.
Në të kundërt, turistët serbë janë shtuar me 16% në periudhën janar–korrik dhe me 28% vetëm në korrik, duke preferuar kryesisht jugun e vendit.
Ndërkohë, italianët shënuan rritje modeste prej 4.5%, ndërsa vizitat nga Turqia, Polonia dhe Spanja kanë rënë. Përkundrazi, Franca dhe Gjermania kanë regjistruar rritje të fortë me përkatësisht 47% dhe 27%.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg Gruaja 61-vjeçare humbi jetën pasi kabina e teleferikut u rrëzua; autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit... -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi












