Lajme
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit për votimin me postë nga aty ku banojnë.
Pyetjet e votuesve nga jashtë lidhur me refuzimin e kërkesës për të votuar dhe si duhet vepruar, janë lidhur me refuzimin e aplikimit dhe nëse mund të riaplikojnë, çfarë duhet bërë kur kërkesa është refuzuar, a mund të bëhet një kërkesë e re, pasi është refuzuar e para si dhe deri në çfarë date mund të bëhet kërkesa për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Në përgjigje të këtyre pyetjeve KQZ thekson se, “nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, ju mund të riparaqisni kërkesën tuaj në Platformën për Regjistrimin e Zgjedhësve nga Jashtë Vendit deri në datën 04.03.2025. Sigurohuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta, adresa juaj duhet të perputhet me adresën e shënuar në dokumentin që provon qëndrimin tuaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
KQZ gjithashtu fton qytetarët që të shpërndajnë linkun diaspora.kqz.gov.al që të aplikojnë sa më shpejt të njohurit, miqtë dhe të afërmit e tyre dhe të mos e humbin këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
KQZ gjjthashtu fton qytetarët që të shkarkojnë në celular aplikacionin KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














