Shqipëria
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja trondit Shqipërinë, drejtësia reagon me mbledhje të jashtëzakonshme dhe bojkot
Shqipëria është përfshirë nga tronditja pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore dhe ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në mbarë vendin.
Ngjarja ndodhi një ditë në parë rreth mesditës, ku dorasi 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në sallën e gjyqit ku po zhvillohej procesi ndaj tij dhe qëlloi disa herë me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, autori nuk tentoi të largohej, por iu drejtua vetë policëve, duke deklaruar: “E vrava unë.”
Hetimet paraprake zbuluan se armën e kishte futur në sallë pavarësisht sinjalizimit të detektorit të metaleve, pasi punonjësi i sigurisë në hyrje nuk ndërhyri dhe e lejoi të kalonte. Ky i fundit është tashmë në arrest, së bashku me xhaxhain e autorit, i cili kishte bërë më parë deklarata kërcënuese ndaj gjyqtarëve: “Nuk del i gjallë nga salla kush dënon nipin.”
Pas ngjarjes, Gjykata e Lartë e Shqipërisë publikoi një deklaratë ku njoftoi zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të të gjithë gjyqtarëve të vendit, e cila do të mbahet të enjten, më 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), përcjell albinfo.ch.
Në deklaratë thuhet se: “Ngjarja e dhimbshme që tronditi sistemin gjyqësor ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe forcën e unitetit që duhet të karakterizojë drejtësinë shqiptare. Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë dhe asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën.”
Bojkoti i avokatëve dhe reagimet publike
Në shenjë proteste, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur bojkot të përkohshëm të proceseve hetimore dhe gjyqësore, duke kërkuar masa të menjëhershme sigurie në të gjitha gjykatat e vendit.
Prokuroria e Apelit ka reaguar duke e quajtur vrasjen “një kambanë alarmi për pasojat e gjuhës së urrejtjes dhe mungesës së respektit ndaj drejtësisë”.
Edhe studentët e drejtësisë në universitete të ndryshme të vendit kanë reaguar, duke u shprehur të tronditur dhe duke kërkuar garanci për sigurinë në ambientet gjyqësore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












