Shëndetësi
Me 2 orë sport në javë, 5 herë më pak të sulmuar nga sëmundjet e zemrës
Studimi i përmendur ka përcjellë përgjatë 25 viteve 500 banorë të qytetit Bad Schönborn, duke i ndarë në dy grupe: grupin e atyre që merren rregullisht me sport dhe grupin që nuk e bën këtë
Shkencëtarët nga Universiteti i Karlsruhe-s, Gjermani, përmes një studimi të tyre që ka zgjatur 25 vjet kanë ardhur në një përfundim shumë interesant. Sipas tyre, njeriut i mjaftojnë vetëm dy orë në javë marrje me sport, që të “përtëritet” për dhjetë vjet, shkran rp-online.de. Respektivisht, njerëzit aktivë në sport, nga ana motorike janë 10 vjet më të rinj se ata që parapëlqejnë të rrijnë ulur e të shikojnë televizor, transmeton albinfo.ch.
Studimi i përmendur ka përcjellë përgjatë 25 viteve 500 banorë të qytetit Bad Schönborn, duke i ndarë në dy grupe: grupin e atyre që merren rregullisht me sport dhe grupin që nuk e bën këtë.
“Ajo që më ka befasuar shumë është se, duke filluar nga dy orë sport në javë, ulet rreziku për sistemin e metabolizmit. Pra vlerat si mbipesha, tensioni i lartë i gjakut dhe yndyra në gjak, të gjitha këto kanë shënuar një ulje të pesëfishtë!”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e studimit, përcjell albinfo.ch. Me fjalë më popullore: ata që i kushtojnë sportit dy orë në javë, janë pesë herë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, gjegjësisht të zemrës dhe të arkullimit të gjakut.
Pjesëmarrësit e shfrytëzuar për studimin në fjalë kanë qenë qenë të moshave 35 deri 80 vjeçare. Në studim nuk është vlerësuar edhe ndikimi i shprehive të ushqimit, pasi që ai dilte jashtë përcaktimit të studiuesve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












