Kosova
20 mjekë lëshuan Kosovën që nga fillimi i këtij viti
Brenda këtij fillimviti, 20 mjekë e kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës për largim drejt shteteve perëndimore, kryesisht në Gjermani. Kurse, gjatë vitit të kaluar 150 të tjerë veç kanë ikur nga Kosova.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë treguar se trendi i ikjes se mjekëve është shqetësues, sipas tyre brenda dy vjetësh do të vërehet mungesa e tyre në nivelin terciar.
“Këto një muaj e gjysmë të këtij viti janë 20 kolegë tanë të cilët vetëm se kanë marrë dokumentacionin e duhur që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, në këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluara që fatkeqësisht mund të them që brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar, në nivelin primar vetëm se është duke u ndier”.
Sipas Odës së Mjekëve, krejt kjo po behet për shkak të keq menaxhimit dhe politikës së gabuar.
“Është një problem menaxherial, gjithashtu edhe politik. Ne i kemi afër 440 mjekë të papunë, të cilët presin të punësohen, sistemi primar nuk e bënë atë që duhet bërë t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndanë ata. Momentalisht mjeku është në pozitë të keqe, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova, nga vetvetja flas, nuk shohin një perspektivë”.
Rreth 150 mjekë janë larguar nga Kosova dhe vendi punës vetëm në vitin 2023.
Arsyet e largimit thuhet të jenë kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta.
Për ikjen e tyre ka pasur reagime të shumta nga opozita në Kosovë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












