Lajme
20 qytetet më të qeta në botë, mesin e tyre edhe një zviceran
Cyrihu prej vitesh cilësohet si një nga qytetet me cilësinë më të lartë të jetës në botë
Kur na duhet të zgjedhim një vend të ri për të jetuar janë disa faktorët që marrim në konsideratë. Kostoja e jetesës dhe larmishmëria e aktiviteteve në ajër të pastër janë në krye të listës.
Për ata që kërkojnë thjesht paqen në mendje, Icelandair kreu një studim duke analizuar faktorë si ndotja e dritës*, mbingarkesa, nivelet e lumturisë dhe trafiku në rrugë, për të përcaktuar se cilat qytete në botë u ofrojnë banorëve mjedise më çlodhëse. Duke shpresuar të sjellë ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Shëndetit Botëror (më 10 Tetor), kompania ajrore islandeze e kreu këtë studim pasi një sondazh nga Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association) zbuloi efektin e thellë të pandemisë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se mjedisi ku jetojmë luan rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, Icelandair e bëri këtë studim për t’u treguar njerëzve se cilat qytete mund t’u ofrojnë më shumë qetësi. Duke përdorur një sërë burimesh për të vlerësuar vendet në të gjithë botën, linja ajrore krijoi një listë të 20 qyteteve më relaksuese.
Bergen, Norvegji
Në krye të klasifikimit qëndron Bergen në Norvegji, për shkak të niveleve të ulëta të bllokimeve në trafik (13%), niveleve të ulëta të ndotjes së dritës dhe asaj akustike (25%) dhe një pritshmëri të lartë jetëgjatësie prej 83 vitesh. E rrethuar me male dhe fjorde, me shtëpi shumëngjyrëshe prej druri në skelën e vjetër, duket si një pikturë.
Perth, Australi
Në vend të dytë, Perth në Australi, ku spikat Kings Park and Botanic Garden në Malin Eliza, një nga vendet më të vizituara të qytetit, ku mund të soditni peizazhe që do t’ju emocionojnë. Në kopshtin e madh janë 3 mijë prej 12 mijë llojeve të bimëve të Australisë Perëndimore.
Reikjavik, Islandë
Në vend të tretë, kryeqyteti i Islandës, i cili ka marrë një rezultat të mirë edhe falë pozicionit magjepsës i rrethuar nga bukuri natyrore. Në zemër të qendrës urbane ndodhet liqeni Tjörnin, një nga më të njohurit në ishull.
Helsinki, Finlandë
Një qytet modern, Helsinki ju mirëpret në një atmosferë të qetë, ku mund të ndiheni si në shtëpi. Është lehtësisht i vizitueshëm dhe i arritshëm me transport publik, biçikleta me qira, tragete drejt ishujve të afërt dhe duhen vetëm 40 minuta në këmbë për ta përshkuar qytetin nga njëra anë në tjetrën.
Wellington, Zelanda e Re
Wellington, kryeqyteti i Zelandës së Re, në skajin jugor të Ishullit Verior, karakterizohet nga një qendër e vogël urbane, bregdeti, porti, plazhet me rërë dhe shtëpitë prej druri shumëngjyrëshe në kodra. Wellington është një nga destinacionet ideale për t’iu larguar rutinës së zakonshme.
Cyrih, Zvicër
Me pamje nga liqeni dhe i rrethuar nga natyra e mrekullueshme, Cyrihu prej vitesh cilësohet si një nga qytetet me cilësinë më të lartë të jetës në botë.
Brisbane, Australi
Kryeqyteti i Queensland, Brisbane, me gjithë rritjen e shpejtë, atraksionet e panumërta dhe mundësitë për t’u argëtuar, mbetet një qytet i përsosur për ata që i duan qendrat e qeta urbane. Ai mburret me infrastruktura moderne dhe efikase, që u lehtësojnë jetën e përditshme dhe udhëtimet.
Melburn, Australi
Në bregdetin juglindor të Australisë, Melburni është një qytet që gjallon me entuziazëm, art, modë dhe sport. Është kryeqyteti i kulturës australiane – me spektakle kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspozita, tregje, restorante dhe mundësi të shumta.
Stokholm, Suedi
Ndër qytetet më të bukura në Skandinavi, Stokholmi shtrihet në një pozicion për t’u pasur zili në një arkipelag të madh në Detin Baltik dhe karakterizohet nga monumente madhështore historike, rrugë me kalldrëm ku spikasin ndërtesat me ngjyrë okër dhe mënyra e jetesës nordike. Aty ndodhet galeria e artit më e gjatë në Europë: metroja, tunelet e së cilës janë vepra arti autentike.
Auckland, Zelandë e Re
Auckland, në veri të Zelandës së Re, është një qytet me një cilësi të lartë jete, ku argëtimi gërshetohet me peizazhet e mrekullueshme natyrore të zonës. Plazhet me rërë të artë, pyjet e dendura tropikale, jeta e natës dhe kultura tipike: çdo dëshirë plotësohet.
Lista e plotë e 20 qyteteve më të qeta në botë
- Bergen, Norvegji
- Perth, Australi
- Reykjavik, Islandë
- Helsinki, Finlandë
- Wellington, Zelandë e Re
- Zyrih, Zvicër
- Brisbane, Australi
- Melburn, Australi
- Stokholm, Suedi
- Auckland, Zelandë e Re
- Oslo, Norvegji
- Sidnej, Australi
- Kopenhagën, Danimarkë
- Tel Aviv, Izrael
- Christchurch, Zelandë e Re
- Toronto, Kanada
- San Jose, Kosta Rika
- Dallas, SHBA
- Houston, SHBA
- Uashington, D.C., SHBA
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












