Lajme
200 mijë franga mjaftojnë për kryetarin e qytetit
Është iniciuar një nismë me moton: “200 mijë franga janë të mjaftueshme”, ku kërkohet kufizimi i pagës për kryetarin e Fraunfeldit
Në Frauenfeld është formuar një seksion lokal i qeverisë së tatimpaguesve (BDS). Prapa kësaj iniciative qëndrojnë dy anëtarë të SVP-së, Thomas Gemperle dhe Reinhard Wegelin.
Aksioni i parë i tyre ka sulmuar kryetarin e Frauenfeld, Carko Parorali, (FDP) për shkak se numri një i qytetit inkason një pagë bruto vjetore prej rreth 253 000 frangash.
Sipas Thomas Gemperle, një pagë e tillë është e papranueshme për qytetarët.
Në krahasim me pagat e kryetarit të Cyrihit, Corine Mauch që fiton një pagë vjetore prej 288 mijë frangash dhe atij të Bernës, Tschäppät Alexander, që inkason 240 mijë franga, paga e kryetarit të Frauenfeld është tepruar.
Për këtë arsye është iniciuar një nismë me moton: “200 mijë franga janë të mjaftueshme”, ku kërkohet kufizimi i pagave të ekzekutivit.
Në Bernë dhe në Cyrih janë organizuar iniciativa të tilla që kanë pasur sukses. Kryetari i Frauenfeldit ka refuzuar të komentojë një iniciativë të BDS-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre










