Lajme
200 mijë mërgimtarë nga diaspora e këtij shetit votuan për vendin e tyre
Diaspora e këtij vendi, shtylla kryesore e votave për zgjedhjet parlamentare
Referuar statistikave, Moldavia është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në Evropë dhe ngjashëm si Shqipëria dhe Kosova, ajo vuan nga korrupsioni i lartë dhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga vendlindja, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë moldave është me vendbanim jashtë vendit. Megjithatë, diaspora moldave gëzon të drejtën e plotë të votës. Për dallim nga Shqipëria, Moldavia është në aspektin kyç të demokracisë më e pasur se Shqipëria dhe Kosova.
Nga të dhënat paraprake raportohet se deri më tani përllogaritet të kenë votuar deri në 200,000 qytetarë.
Votat e diasporës sollën fitoren e forcave pro-evropiane në rundin e parë dhe mund të kthehen në vendimtare për rundin final të sotëm!
Grupi më i madh për të cilin qeveria moldave është e shqetësuar dhe që përpiqet të kufizojë, është diaspora e Moldavisë.
Ata kanë arsyet e tyre. Sipas disa vlerësimeve, ka një milion moldavë që jetojnë jashtë – në krahasim me tre milionë që ende popullojnë vendin më të varfër të Evropës.
Në vitin 2016 diaspora moldave u mobilizua politikisht për herë të parë. Rreth 138,000 qytetarë jashtë Moldavisë shkuan në qendrat e votimit për të zgjedhur midis Igor Dodon, udhëheqës i Partisë pro-Kremlinit të Socialistëve dhe Maia Sandu, një nga dy udhëheqësit e bllokut të opozitës pro-BE të anëtarësimit ACUM, transmeton tutje albinfo.ch.
Në zgjedhjet presidenciale, moldavët rreth e rrotull botës praktikuan të drejtën e tyre kushtetuese. Madje, sipas fondacionit “OpenDemocracy”, përqindjet vendimtare të votave të zgjedhjeve të djeshme pritet të varen nga dy faktorë kryesorë, njëri prej të cilëve është vota e diasporës, votë e cila e frikëson establishmentin aktual politik. Për ilustrim foto nga votimi i diasporës moldave sot në Gjermani.
Kjo votë luan një rol kyç në rritjen e llogaridhënies dhe presionin ndaj pushtetarëve për të reformuar edhe modernizuar vendin në hapa të njëjtë me aleatët perëndimorë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë