Lajme
20,000 veta protestuan në Bernë kundër Putinit, protesta më masive nga viti 2003
"Është absolutisht e papërgjegjshme që qeveria e Zvicrës të mos ngrijë miliarda fonde ruse", ka thënë bashkëkryetari i SP-së, Wermuth në tubim
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës po i shtyn zviceranët në një numër të madh që të dalin në rrugë. Sipas organizatorëve, deri në 20,000 njerëz janë mbledhur të shtunën pasdite në Schützenmatte në Bernë.
Shumë njerëz mbanin flamuj ukrainas dhe flamuj paqeje në shenjë solidariteti, transmeton albinfo.ch. Atmosfera ishte e qetë dhe e nxehtë në të njëjtën kohë.
Protestuesit janë shumë të zemëruar: “Putini është një kriminel. Shkelja flagrante e ligjit ndërkombëtar më zemëron së tepërmi” u shpreh një pjesëmarrës, për SRF.
Bashkëkryetari i PS-së (Partisë Socialdempkrate) Cédric Wermuth ka folur para protestuesve – dhe ka sulmuar ashpër Këshillin Federal në fjalimin e tij.
“Qeveria më në fund duhet të tregojë shtyllën kurrizore dhe të vendosë sanksione. Është absolutisht e papërgjegjshme që qeveria e Zvicrës të mos ngrijë menjëherë miliarda fonde ruse”, ka thënë veç tjerash Wermuth nën duartrokitje të forta të pjesëmarrësve në tubim.
Fjala e tij pati miratim edhe për folësit e tjerë, të cilët, ndër të tjera, u shprehën: “Jo luftës së Putinit, “Jo të gjitha luftërave” dhe kërkuan “asnjë frangë për agresorin”.
Për shkak të tregut javor që mbahet aty, organizatorët nuk u lejuan të marshonin para Pallatit Federal.
Të shtunën, kryeqyteti federal përjetoi demonstratën më të madhe të paqes që nga viti 2003, kur 40,000 njerëz kishin protestuar kundër pushtimit amerikan të Irakut.
Demonstrata kundër luftës në Ukrainë janë thirrur të shtunën edhe në Gjenevë, Bellinzona, Bazel dhe Lucern. Demonstrata spontane tashmë ishin zhvilluar në disa qytete zvicerane të enjten e kaluar, në të cilat kishin marrë pjesë mbi një mijë njerëz.
Apel i organizatorëve: Zvicra të pranojë 10.000 refugjatë nga Ukraina
Në një apel të përbashkët, organizatorët e tubimit i kanë bërë thirrje gjithashtu Këshillit Federal që të marrë masa paraprake, në mënyrë që të paktën 10,000 njerëz që kërkojnë mbrojtje nga rajoni i krizës ukrainase të mund të pranohen në Zvicër sa më shpejt të jetë e mundur.
“Le të mirëpresim të gjithë njerëzit që kërkojnë mbrojtje me krahë hapur,” tha Julia Kung, bashkë-presidente e të Gjelbërve të Rinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet















