Shkurt.ch
2014, shtim i madh i numrit të hyrjeve ilegale në Zvicër
Në vitin 2013 kanë qenë 12.000 raste të personave të kapur në tentim për të hyrë ilegalisht në Zvicër ndërsa në vitin 2014, kanë qenë 14.000
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër është rritur dukshëm numri i kalimeve ilegale të kufirit nga të huajt. Siç tregojnë të dhënat më të reja të publikuara sot nga administrata doganore dhe Rojat Kufitare, viti i kaluar ka shënuar një rekord për vitet e fundit, gjegjësisht një rritje prej 20 për qind në krahasim me një vit më parë. Kështu në vitin 2013 kanë qenë 12.000 raste të personave të kapur në tentim për të hyrë ilegalisht në Zvicër ndërsa në vitin 2014 ky numër është ngritur në 14.000.
Gjatë të njëjtës kohë është rritur edhe numri i rasteve të trafikimit gjegjësisht të “ndihmës” kriminale për të futur njerëz ilegalisht në Zvicër. Nga 211 raste sa ishin në vitin 2013, ky umër në vitin 2014 është rritur në 384 raste.
Rojat e kufirit gkatë vitit të kaluar kanë kapur rreth 18.500 persona të çregjistruar, gjegjësisht që kanë hyrë në Zvicër edhe pse këtë e kanë pasur të ndaluar më parë. Ndërsa doganierët kanë sekuestruar gjatë kësaj kohe më shumë se 2700 armë të ndaluara.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













