CH-Ballkani
2015-ta, viti i refugjatëve
Sipas statistikave të UNHCR, gjatë këtij viti rreth një milion njerëz kanë kaluar Mesdheun, ndërsa numri total i refugjatëve në mes të vitit 2015 është 20.2 milionë
Viti 2015 ka gjasa të tejkalojë të gjitha rekordet e mëparshme botërore për shpërnguljen e detyruar të njerëzve dhe mund të quhet viti i refugjatëve. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në ditën botor të refugjatëve.
Sipas statistikave të UNHCR, gjatë këtij viti rreth një milion njerëz kanë kaluar Mesdheun si refugjatë dhe migrantë drejt Evropës. Ndërkaq, numri total i refugjatëve global, i cili para një viti ishte 19.5 milionë, sipas UNHCR-së, ka kaluar në mes të vitit 2015 nivelin prej 20.2 milionë, për herë të parë që nga viti 1992.
“Shpërngulja e detyruar është duke prekur thellësisht kohët që jetojmë. Ajo prek jetët e miliona qenieve njerëzore si ne – si ata që kanë qenë të detyruar të largohen ashtu edhe ata që u sigurojnë atyre strehë dhe mbrojtje. Asnjëherë nuk ka qenë më e fortë nevoja për tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet me njerëzit që kanë humbur gjithçka”, tha komisioneri i Lartë për Refugjatët António Guterres.
Pavarësisht nga këto rreziqe, gysma e parë e vitit 2015 dëshmoi gjithashtu edhe për një bujari të jashtëzakonshme ndaj refugjatëve. Turqia është vendi më i madh pritës me rreth 1.84 milionë refugjatë në territorin e saj deri në datën 30 qershor. Libani, duke e krahasuar me numrin e popullsisë së vet, strehon më shumë refugjatë se cilido vend tjetër, në një shkallë 1 refugjat për 209 banorë.
Fluksi i njerëzve që vijnë në Evropë përmes mjeteve lundruese nga Mesdheu pasqyrohet vetëm pjesërisht në raport. Por, pavarësisht nga kjo, në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, Gjermania ishte vendi më i madh në botë për sa i përket marrjes së kërkesave të reja për azil, 159 mijë, aq sa ishte pothuajse gjithë numri për vitin 2014. Vendi i dytë më i madh për sa i përket këtyre kërkesave ishte Federata Ruse me rreth 100 mijë kërkesa, kryesisht nga persona që largohen nga konflikti në Ukrainë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00 Sipas njoftimit deri në ora 09:00 në Bernë kanë votuar 12% e votuesve, në Gjenevë 10... -
Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues -
4.218 shtetas të Kosovës të regjistruar për votim në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë -
Thirrja nga KQZ për votuesit e diasporës -
Në Bruksel fillon votimi: Demokracia në veprim – çdo votë çon peshë
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër












