Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Foto: Votimi në ambasadën e Kosovës në Gjenevë Po vazhdon votimi i diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë... -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00 -
Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues -
4.218 shtetas të Kosovës të regjistruar për votim në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Trafik i rënduar në Tunelin e Gotthardit në fund të pushimeve të fundvitit Fluksi i udhëtarëve në fund të pushimeve të fundvitit ka shkaktuar sot trafik të rënduar në... -
Zvicër: Ja pse zjarrfikësit profesionistë po e lënë punën -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të











