Lajme
2022-a, viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Thirrjet për zgjerim do të bien në mënyrë të pashmangshme në vesh të shurdhër në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së, numri i atyre që kërkojnë sinqerisht që t’i bashkohen bllokut mund të fillojë të zvogëlohet. Në përgjithësi, mungesa e progresit mund të jetë i gjithë përparimi që mund të shpresojmë të regjistrohet në vitin 2022, në kuadër të procesit të zgjerimi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë qeveria e re në Bullgari duket e gatshme që të ndryshojë qasjen e saj në negociatat me Maqedoninë e Veriut rreth mosmarrëveshjeve gjuhësore dhe historisë, që çuan në veton e fortë të Sofjes kundër anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian. Së pari, presidenti bullgar Ruman Radev premtoi se vendi i tij do të ndryshojë sërish kushtetutën e tij. Shqipëria, fatet e së cilës janë të lidhura me rezultatin e negociatave Sofje-Shkup, gjithashtu është lënë në dhomën e pritjes të BE-së. Disa vende anëtare të unionit, përfshirë Bullgarinë, sugjerojnë se përparimi i Tiranës në BE, duhet të shkëputet nga ai i Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo ndodh, do të sjellë telashe të mëtejshme për Shkupin. Ndërkohë, progresi në negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, të supozuara si vendet pararendëse të këtij procesi në rajon, po ecën me ritmin e një “breshke”, ndërsa mbi disa çështje nuk ka fare përparim.
Podgorica, që i ka çelur bisedimet e pranimit që në vitin 2012, i ka hapur të gjitha çështjet për diskutim, të ashtuquajturit kapituj, por deri më sot ka arritur të mbyllë vetëm 3. Nga ana tjetër, Serbia arriti të hapë së fundmi 4 kapituj të rinj të fokusuar te qëndrueshmëria, pas një ngecje 2-vjeçare.
Megjithatë, shumë ekspertë dhe zyrtarë në Bruksel, e vënë në dyshim përkushtimin e qeverisë serbe ndaj demokracisë. Një pengesë tjetër në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, është dialogu i saj me Kosovën për të gjetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet me këtë të fundit, një parakusht për pranimin e të dyja vendeve në union. Për momentin, bisedimet nuk po çojnë askund. Ideja që shfaqet herë pas here e një bashkimi të mundshëm Kosovës-Shqipëri, vetëm sa po i përkeqëson më tej marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkohë, në Kosovë ka një zhgënjim në rritje ndaj Brukselit për mosmbajtjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Edhe Bosnjë e Hercegovina gjendet në një kaos të vërtetë institucional dhe jo vetëm.
Muajt në vijim do të shihet nëse vendi do të shpërbëhet, teksa njësia federative e Republika Srpska (RS) e dominuar nga serbët, miratoi pak javë më parë një udhërrëfyes për t’u tërhequr nga institucionet kryesore të përbashkëta, përfshirë ushtrinë, sistemin e taksave dhe gjyqësorin.
RS dhe Federata Boshnjako-Kroate, të dyja njësi shumë autonome, përbëjnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës së pasluftës së viteve 1990, me një qeveri qendrore të dobët. S’ka nevojë të shtohet se BE-ja e kritikoi këtë lëvizje, ndërsa disa shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, po bëjnë tani thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqësit serb Milorad Dodik. Por zbulimet e fundit mediatike, se votimi i masave separatiste, që premtoi të miratojë brenda 6 muajsh projektligje për të zëvendësuar ligjet federale, ndodhi në një asamble legjislative që thuhet se u mbajt me bekimin e komisionerit të zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi. Raportet mediatike mbi këtë fakt u cilësuan si “tronditëse” nga një diplomat në Bruksel që foli në kushte anonimati për “Euractiv”.
Së fundmi, Turqia mbetet një vend kandidat për në BE, por vetëm formalisht. Po vendet e tjera kandidate për në BE? Lista e kandidatëve është e gjatë, ku spikasin Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, të cilat së fundmi janë bërë bashkë për të përshpejtuar integrimin e tyre në bllok. Madje, Tbilisi njoftoi se po planifikon të paraqesë ofertën e anëtarësimit deri në vitin 2024. Megjithatë, ndërsa thirrjet për zgjerim do të bien në mënyrë të pashmangshme në vesh të shurdhër në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së, numri i atyre që kërkojnë sinqerisht që t’i bashkohen bllokut mund të fillojë të zvogëlohet. Në përgjithësi, mungesa e progresit mund të jetë i gjithë përparimi që mund të shpresojmë të regjistrohet në vitin 2022, në kuadër të procesit të zgjerimi. (Euractiv)
E-Diaspora
-
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani Shembull integrimi dhe udhëheqjeje, suksesi i kryetarit shqiptar në Gjermani... -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












