Kosova
SHBA në OKB kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka përsëritur qëndrimin për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.
Sipas saj, ky mision nuk pasqyron më realitetin në terren në Kosovë teksa deklaroi se UNMIK-u, i krijuar në vitin 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për stabilizimin e situatës pas luftës, i përket një konteksti tjetër historik dhe nuk ka më funksionin për të cilin ishte themeluar.
“UNMIK-u është krijuar më 1999 për një realitet tjetër. Sot Kosova është tjetër vend dhe nuk ka arsye të trajtohet si në vitin 1999”, deklaroi Bruce.
Tutje ajo u shpreh se aktualisht siguria në Kosovë garantohet nga KFOR-i, ndërsa UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak dhe as ndërmjetësues në proceset politike ndërsa u ka bërë thirrje vendeve financuese të rishqyrtojnë mbështetjen për misionin, duke ngritur pyetjen për rolin aktual të tij në terren.
Ndërkohë ajo tha se rruga e vetme përpara është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shpresojmë që liderët të ulin tensionet dhe të angazhohen në një dialog të vërtetë, jo në teatër politik”, deklaroi ajo.
Përfaqësuesi i Kinës në KS të OKB-së ka theksuar se themelimi dhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për stabilitet në Kosovë teksa tha se UNMIK-u ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitet dhe se duhet të vazhdojë të funksionojë në kuadër të Rezolutës 1244, duke kërkuar një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut mes palëve, transmeton albinfo.ch.
“Konsolidimi është rruga e duhur për Kosovën. Asociacioni duhet të implementohet dhe sovraniteti i Serbisë duhet të respektohet plotësisht”, tha ai.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Greqisë ka mirëpritur mundësinë e zgjatjes së mandatit të EULEX-it, nëse kërkohet, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse














