Muzikë
Rita Ora performon nesër në Vjenë, publikohet orari i koncertit
Ylli me prejardhje shqiptare do të ngjitet në skenën e Donauinsel Open Air më 23 korrik, ndërsa organizatorët kanë publikuar oraret e performancave.
Këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, Rita Ora, do të performojë nesër (23 korrik) në Vjenë, në kuadër të festivalit Donauinsel Open Air, transmeton albinfo.at.
Organizatorët kanë publikuar orarin zyrtar të mbrëmjes, sipas të cilit Rita Ora do të ngjitet në skenë në orën 20:45, ndërsa hyrja për publikun do të nisë nga ora 17:00.
Para performancës së saj do të interpretojnë Miroh, Kayla Krystin, Milow dhe Leony.
Sipas organizatorëve, Rita Ora do të sjellë një performancë energjike me hitet e saj më të njohura ndërkombëtare, përfshirë këngët “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.
Koncerti pritet të mbledhë mijëra adhurues në Donauinsel të Vjenës dhe është një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të kësaj vere në kryeqytetin austriak./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla











