Kosova
A mund të ndalohen veturat me motor me djegie të brendshme deri më 2035?
Bashkimi Evropian ka marrë vendim që me fillim nga viti 2035 të ndalojë shitjen e të gjitha makinave që funksionojnë me naftë e benzinë. Të martën, shtetet e BE-së më në fund vendosën të heqin dorë nga makinat e reja me motorë me djegie – me përjashtimin e planifikuar për makinat me karburant sintetik, miqësor ndaj klimës, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim ishte marrë në tetor, por që Gjermania e prolongoi atë, derisa mori vendim brenda shtetit, duke bërë fushatë për e-karburantet. E-karburantet mund të prodhohen duke përdorur energjinë elektrike të rinovueshme nga uji dhe dioksidi i karbonit i nxjerrë nga ajri. Ndryshe nga benzina ose nafta, ato nuk lëshojnë gazra shtesë që dëmtojnë klimën. Kritikët ankohen, ndër të tjera, se nevojiten më urgjentisht në transport dhe aviacion, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, nëse një numër përkatës i motorëve me djegie do të miratohet pas vitit 2035, është mundësi e hapur. Eksperti i makinave, Ferdinand Dudenhöffer, përmend koston e lartë të prodhimit të karburantit dhe “balancën e tmerrshme të energjisë” si argumente kundër lëvizjeve të tilla – një sasi jashtëzakonisht e madhe e energjisë elektrike konsumohet gjatë prodhimit. Industria ende duhet të ndërtojë makina të tilla, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Sezoni i polenit është afër në Zvicër Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij... -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare












