Kosova
26 kompjuterë nga Zvicra për Shkollën Teknike të Kamenicës
Nxënësit kosovarë morën nga BZWU, një infrastrukturë të re të TI-së që u mundëson atyre të arrijnë një standard të ri të arsimit
Në korrik të këtij viti, Shkolla e Mesme Teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë ka përfituar nga një donacion i ardhur nga Zvicra, gjegjësisht nga Shkolla Profesionale BZWU (Berufs- und Weiterbildungszentrum Wil-Uzwil).
Bashkatdhetari ynë, Agron Rrudhani, nga Kamenica, me qëndrim prej shumë vjetësh në Zvicër, ka qenë iniciator i kësaj dhurate.
Në vazhdim, albinfo.ch sjell njoftimin e shkollës në fjalë, lidhur me donacionin.
Shkollimi dixhital nuk është më ndonjë risi në Zvicër. Modeli “Bring your own device” (Sill pajisjen tënde) është shumë i zakonshëm në nivelin Sekt II dhe tashmë është shumë i përhapur edhe në formimin e lartë profesional.
Veçanërisht në BZWU, rëndësi e madhe i kushtohet inovacionit dhe mësimdhënies dhe mësimnxënies së re. Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në këtë kontekst. Megjithatë, Qendra e Trajnimit Profesional dhe të mëtejshëm në Wil Uzwil nuk e promovon frymën e inovacionit vetëm brenda shkollës.
Për shkollën teknike “Andrea Durrsaku” në Kosovë (Kamenicë), 25 korriku 2022 ishte një ditë shumë e rëndësishme. Sepse atë ditë, nxënësit kosovarë morën një infrastrukturë të re të TI-së që u mundëson atyre të arrijnë një standard krejtësisht të ri të arsimit. 26 kompjuterë / laptopë me të gjithë aksesorët dhe pajisjet u janë dhuruar dhe prezantuar atyre nga BZWU, nga Zvicra.
Falënderimi dhe gëzimi është i madh, pasi nxënësit janë gjithnjë e më të varur nga pajisjet e TI-së kur ndjekin profesionet teknike. Informaticienët që punojnë vetëm në teori ose që ndajnë bashkë një kompjuter të vjetër, tani duhet t`i takojnë të kaluarës.
Ideja për këtë projekt ka lindur prej kohësh. Ajo ishte iniciuar nga Agron Rrudhani, drejtues kursi dhe pedagog në kursin e specialistëve të logjistikës, me certifikatë federale.
Si një person i lindur në Kosovë, i cili jeton për një kohë të gjatë në Zvicër dhe punon në departamentin e arsimit të mëtutjeshëm të BZWU-së, ai i njeh si shkollimin në Zvicër, ashtu dhe rrethanat në vendlindje. Kur ishte koha për të zëvendësuar të gjithë pajisjen BZWU, ishte e qartë për të se do të kishte ende një përdorim të arsyeshëm për pajisjet.
I gjithë organizimi dhe transporti u organizua së bashku me Richard Scheerer, Shef i Teknologjisë dhe zëvendës shef i Trajnimit.
Fakti që ky donacion ishte i një rëndësie të madhe për shkollën teknike kosovare, u dëshmua nga prania e drejtorisë së shkollës, shtypit dhe vetë kryetarit të komunës. Kompjuterët nënkuptojnë një përparim të rëndësishëm në trajnimin e profesionistëve të rinj. Për këtë arsye, veprimi bujar i shkollës profesionale zvicerane u nderua me certifikatë.
Aktualisht po kërkohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollës kosovare dhe BZWU-së, thuhet në fund të njoftimit të shkruar nga Shkolla BZWU (Berufs- und Weiterbildungszentrum Wil-Uzwil).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













