Kosova
26 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s
26 vjet më parë, avionët e NATO-s nisën bombardimet ndaj objektivave ushtarake dhe policore të Jugosllavisë, një operacion që do të shënonte një moment vendimtar në historinë e Ballkanit dhe do të çonte në fundin e kontrollit serb mbi Kosovën.
Fushata ajrore e NATO-s nisi më 24 mars 1999, pasi negociatat ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë dështuan. Marrëveshja e Rambujesë, e cila parashikonte një zgjidhje paqësore, u refuzua nga Beogradi, duke hapur rrugën për ndërhyrjen ushtarake të aleancës perëndimore.
Bombardimet, të cilat zgjatën 78 ditë, përfunduan më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky dokument legjitimoi vendosjen e një administrate të përkohshme ndërkombëtare në Kosovë dhe dislokimin e trupave të KFOR-it, një forcë paqeruajtëse e drejtuar nga NATO-ja.
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s hapi rrugën për kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë, të cilët ishin larguar nga Kosova si pasojë e dhunës dhe spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe. Pas përfundimit të administrimit ndërkombëtar, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë, një akt i njohur sot nga mbi 100 vende të botës, por i kundërshtuar nga Serbia.
Sot, rreth 4.700 trupa të NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të misionit KFOR, duke mbetur një faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë Ndërmarrja e transportit publik në Cyrih ka nxjerrë nga përdorimi tramvajet e fundit me dysheme të... -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën












