Tematike
2715 firma “Në listën e zezë” për dumping
Në gjithë Zvicrën kishte 2715 firma të cilat kanë shkelur ligjin dhe për këtë arsye janë dënuar me të holla ose me bllokim mjetesh. Është ky numër rekord i regjistruar deri më tash
Gjithnjë më shpesh ndodh që inspektorët në sheshe ndërtimi të hasin në punëtorë që punojnë “në të zezë” respektivisht që shkelin ligjin. Ata ose nuk janë të paraqitur në mënyrë të rregullt ose nuk paguajnë (apo paguajnë jo mjaftueshëm) sigurimet sociale ndërsa punëdhënësit e tyre u bëjnë presion, gjegjësisht dumping për pagat.
Siç tregojnë hulumtimet e bëra nga gazeta “SonntagsBlick” numri i firmave të sanksionuara që gjenden në “listën e zezë” të Seco-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) po vjen vazhdimisht duke u rritur.
Kështu, në vitin 2012 në gjithë Zvicrën kishte 2715 firma të cilat kanë shkelur ligjin dhe për këtë arsye janë dënuar me të holla ose me bllokim mjetesh. Është ky numër rekord i regjistruar deri më tash.
Në një situatë të tillë, sindikata Unia është alarmuar. “Shkeljet e rregullave që përcaktojnë pagat po shtohen sidomos në firmat nënkontraktuese”, thotë një zëdhënës i kësaj sindikate për gazetën. Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, në disa degë të ekonomisë numri i shkeljeve është rritur pothuajse 50 për qind.
Për këtë arsye, thotë ai, “ne në nivel të Zvicrës kemi nevojë për dyfishin e kontrollimeve në krahasim me ato që kemi bërë deri më tash. Po ashtu na nevojiten më shumë resurse për personelin ashtu sikurse edhe për kantonet, për t`i përpunuar rastet”.
Kontrollorët janë në përballje me truqe gjithnjë të reja që përdorin firmat dhe punëtorët e tyre për t`i bishtnuar plotësimit të kushteve të punës dhe të pagave. “Por, edhe kur shqiptohen dënimet, masa ndëshkuese është shpesh shumë e ulët”, thonë në komisionin kontrollues të Lucernit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025










