Kosova
291 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e tetë të grevës dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet.
Minatori Asllan Osmani bëri të ditur se sipas evdinacave që mbajnë, deri të hënën 291 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Deri dje janë trajtuar 291 minatorë, është evidenca edhe tek kujdestaria jonë mjekësore, ne e kemi edhe teknikun tonë mjekësor, tash iu ka bashkëngjit edhe emergjenca e Mitrovicës qysh nga dita e parë. 291 minatorë janë trajtuar me raste duke filluar nga më e rënda deri tek më e lehta, ka me tension shumë të lartë, të cilëve edhe iu është ndaluar rreptësisht që të lëshohen në minierë”, ka thënë për ekonomiaonline.
Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve.
“Kërkesat tona janë kërkesa minimale, të cilat nuk duhet përmendur. Ai (kryeshefi) të kishte ndjenja njerëzore, nuk kishte qëndruar në atë vend. Por, ai është shkatërrues dhe ai nuk e do Trepçën në asnjë minutë, sepse nëse vetëm e kishte dashur, do të ishte dorëhequr dhe Trepça kishte punuar. Ne nuk do ta lajmë me u fundos Trepça, ne kemi me e ringritë prapë, por nëse nuk hiqet ai, ne nuk mundemi me i ngrit. Nëse hiqet ai, Trepça ngritet, nëse nuk hiqet ai, Trepça fundoset”, shton ai, përcjell albinfo.ch.
Minatorët do të vazhdojnë me grevën deri në largimin e kryeshefit të Trepçës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












