Integrimi
3.5 vjet burg shqiptarit për ngasje të shpejtë
“Ky ishte një rulet rus mbi katër rrotë”, ka thënë kryesuesi i trupit gjykues duke i shqiptuar dënimin .të riut shqiptar
Lundrim B., një shqiptar nga Maqedonia, është dënuar nga Gjykata e lartë e Cyrihut me tre vjet e gjysmë burg për garën në vozitje të shpejtë që kishte bërë në autostradën afër aeroportit të Cyrihut.
Atij i është marrë tashmë pesë herë patentshoferi për garat në ngasje veturash dhe tejkalim të madh të shpejtësisë. Herën e fundit ai është kapur në dhjetor të vitit 2010, kur po ngiste 172 kilometra në orë në vendin ku lejohet shpejtësia prej 100 km/h, duke e tejkaluar nga e djathta një automobil tjetër.
Nga analiza e bërë e telefonit të tij mobil është konstatuar se ai kishte bërë edhe nëntë gara të tilla dhe me ato raste është xhiruar nga kolegët. Një njëren nga këto gara ai madje kishte arritur shpejtësinë prej 243 km/h. Për këto delikte ai ishte dënuar ga Gjykata e shkallës së parë në Bülach me 3 vjet burg, gjysma me kusht. Ai kishte ushtruar të drejtën e ankesës në shkallën më të lartë. Dhe, gjykata më e lartë, ajo e Cyrihut ia ka rritur atij dënimin, për gjashtë muaj më shumë.
“Ky ishte një rulet rus mbi katër rrotë”, ka thënë kryesuesi i trupit gjykues duke e shqiptuar dënimin. Me këtë dënim për të përfundon edhe angazhimi i tij në firmën e transportit ku ai udhëheq 12 shoferë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












