Shkurt.ch
3 milionë franga kompensim emergjent për ish fëmijët robër
Kanë përfituar 400 persona, mjete në vëllimin prej rreth tre milionë frangash. Mesatarisht janë dhënë nga 8000 franga për person në emër të kompensimit
Fëmijët e mbajtur në kushte shfrytëzimi gjatë shekullit të kaluar, një fenomen ky në Zvicër i njohur si “Verdingkinder”, ka kohë që bëjnë kërkesa për të marrë dëmshpërblim nga shteti.
Së fundi, një komitet që përfaqëson interesat e tyre ka nisur edhe një iniciativë për referendum në nivel nacional në këtë drejtim.
Por, para se të mbahet referendumi, disa nga personat “verdingkinder” kanë marrë një pjesë të kompensimit në formë të ndihmës emergjente. Kjo është bërë e mundur nga donacionet e njerëzve vullnetmirë, përmes të cilave në një fond janë grumbulluar një shumë të hollash.
Kështu ka deklaruar sot zëvendësdrejtori i Zyrës Federale të Drejtësisë Luzius Maeder para medieve. Kantonet kanë marrë pjesë po ashtu me rreth pesë milionë në këtë fond, ku priten edhe dy deri tre milionë franga të donacioneve të tjera.
Deri tash kanë përfituar 400 persona, mjete në vëllimin prej rreth tre milionë frangave. Ndërsa nga qershori i vitit 2014 në komisionin për fondin e ndihmës emergjente janë bërë 650 kërkesa prej të cilave janë shqyrtuar 450. Marrë mesatarisht janë dhënë nga 8000 franga për person në emër të kompensimit.
Deri në vitet 60 të shekullit 20 në Zvicër, me vendim të shtetit, mijëra fëmijë të familjeve problematike u janë dorëzuar familjeve fshatare për përkujdesje. Në shumë raste fëmijët e përmendur janë shfrytëzuar në mënyrë të paskrupullt për punë bujqësore dhe janë keqtrajtuar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











