Lajme
3 milionë turistë, sivjet e kanë vizituar Shqipërinë
Shqipëria ka shënuar rritje të numrit të turistëve që vizitojnë këtë vend, por për sivjet sërish janë shfaqur probleme në këtë drejtim.
Në mbyllje të sezonit turistik veror, ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe sporteve Aldo Bumçi, ka deklaruar se problematika e sezonit turistik për këtë vit qëndron në informalitetin e të dhënave të vendqëndrimit të turistëve, në ekzistencën e disa plazheve të ndotura, çështje për të cilën qeveria ka ngritur një taks-forcë të posaçme.
Të dhënat e turizmit flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që kanë vizituar Shqipërinë sivjet.
Ministri i Turizmit ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti kanë hyrë në këtë vend më shumë se 300 mijë shtetas, më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Bumçi ka theksuar se vetëm gjatë këtij viti kanë hyrë rreth 3 milionë turistë të huaj apo edhe shqiptarë rezidentë në vendet e BE. Sipas tij rreth gjysma e tyre janë turist nga Kosova.
Prioritet i Ministrisë së Turzmit, sipas tij vijon të mbetet zhvillimi i kësaj fushe, sa i përket turizmit malor, megjithë shifrat në rritje, turizmit kulturor dhe i ruajtjes e zhvillimit të trashëgimisë kulturore.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












