Shkurt.ch
3 për qind të popullatës së Zvicrës flasin shqip
Gjuhët sllave (të ish Jugosllavisë) pra serbishtja, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe ajo malazeze të futura në një grup fliten nga 3 për qind të popullatës. Dhe po kaq, nga 3 për qind, flitet edhe gjuha shqipe
Dy të tretat e popullatës në Zvicër e flasin rregullisht edhe një gjuhë krahas gjuhës amtare . siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, më të zellshmit në përdorimin e më shumë se një gjuhe janë personat e rinj, mbi 15 vjeçarë, shkruan srf.ch.
Ndërkohë çdo i katërti banor i Zvicrës flet tri ose më shumë gjuhë, nga të cilat sigurisht, anglishtja është më e preferuara, transmeton albinfo.ch. Kur jemi te anglishtja, kjo gjuhë flitet nga gjermanofonët më shumë se sa gjuha vendore, frëngjishtja. Po ashtu edhe në zonat frankofone anglishtja flitet më shpesh se sa gjermanishtja. Vetëm në zonën italishtfolëse (Kantoni i Ticinos) gjuhët vendore (gjermanishtja dhe frëngjishtja njihen më mirë se sa anglishtja.
Nga ana tjetër, një e treta e popullatës mjaftohet me vetëm një gjuhë, pra me përdorimin e gjuhës amtare.
Pas anglishtes gjuha tjetër e dytë është italishtja, ndonëse ajo ka edhe karakter të gjuhës së vendit por edhe të asaj të huaj në të njëjtën kohë. Në radhë pastaj vijnë spanjishtja me 6 për qind dhe portugalishtja, që flitet nga pesë për qind të popullatës.
Është interesante radhitja e mëtejme: Gjuhët sllave (të ish Jugosllavisë) pra serbishtja, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe ajo malazeze të futura në një grup fliten nga 3 për qind të popullatës. Dhe po kaq, nga 3 për qind, flitet edhe gjuha shqipe.
Dallime ka edhe sipas regjioneve. Kështu, shqipja në regjionet franceze të Zvicrës flitet përpjesëtimisht më shumë se gjuhët jugosllave, ndërsa në pjesën gjermane pak më pak se ato, të marra të gjitha së bashku. Në zonën italiane gjuhët e popujve sllavë të jugut fliten dukshëm më shumë se shqipja. Ndërsa mesatarja e shqipes së folur, llogaritur në të tri zonat, i bie sërish afër 3%.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












