Bota
30 mijë azilkërkues jetojnë në ilegalitet në Gjermani
Sipas autoriteteve gjermane rreth 30 mijë azilkërkues jetojnë në ilegalitet. Kështu raporton e përditshmja gjermane ‘Blid’, shkruan “DW”.
“Nuk mund të përjashtohet, që azilkërkuesit që janë të detyruar të kthehen në atdhe dhe ende ekzistojnë në regjistrin e të huajve ndërkohë të jenë kthyer, ose të kenë dalë në ilegalitet pa i vënën në dijeni autoritetet përkatëse sipas ligjit”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për “Bild”.
Shifrën 30.000 gazeta e shpjegon, se në fund të vitit 2016 në regjistrin qendror të të huajve (AZR) ishin regjistruar si të detyruar të kthehen rreth 54.000 persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave vetëm 23.000 prej tyre kanë marrë ndihma sociale në bazë të ligjit për azilkërkuesit.
Gjithsej në ndërrimin e viteve ishin regjistruar 1,6 milionë azilkërkues në Gjermani. Brenda dy vjetësh numri i tyre është dyfishuar, sipas Zyrës Federale të Statistikave në Viesbaden.
Gati gjysma e azilkërkuesve kishin si vend origjine – Sirinë (455.000), Afganistanin (191.000) dhe Irakun (156.000).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












