Shkurt.ch
300 mijë kubikë gurë shkëputen nga mali
Në saje të masave të marra me kohë, askush nuk ka pësuar nga kjo rrëshqitje
Në orët e hershme të mëngjesit, në Preonzo, afër kryeqytetit të kantonit të Tesinës, Bellinzona, ka ndodhur ajo që pritej prej disa ditësh: rrëshqitja masive e shkëmbinjve.
Një masë prej rreth 300 mijë kubikësh të shkëmbinjve në këtë lokalitet është shkëputur nga lartësia dhe është derdhur në ultësirë. Ndërkaq, në lëvizje kanë qenë 700 mijë kubikë gurë.
Në saje të masave të marra me kohë, askush nuk ka pësuar nga kjo rrëshqitje, njofton drs.ch. Ajo pritej prej disa ditësh kështu që zona industriale në ultësirën pranë shkëmbinjve në Preonzo ishte evakuuar gjatë vikendit.
Për shkaqe sigurie, gjatë natës së mbrëmshme qe mbyllur për qarkullim edhe autostrada A2.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane Një mega-investim turistik do ta transformojë San Bernardinon në Zvicër... -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste













