Shkurt.ch
300 mijë veta në “Lake Parade” të Gjenevës
Me "zinxhirin njerëzor" të krijuar në urën MontBlanc, mendohet se është arritur një rekord për librin e Ginisit
Në një mot me diell rreth 300 mijë veta, adhurues të muzikës techno dhe kureshtarë tjerë kanë populluar dje rrugët rreth liqenit të Lemanit, në Gjenevë. “Lake parade” quhet aktiviteti që të shtunën, është mbajtur për të pesëmbëdhjetën herë me radhë në këtë qytet.
Për të kaluar shtegun e gjatë tre kilometra e gjysmë buzë liqenit, njerëzve që merrnin pjesë në paradë u janë dashur katër orë. Me “zinxhirin njerëzor” të krijuar në këtë mënyrë mbi urën MontBlanc, organizatorët shpresojnë të kenë realizuar një rekord që mund të vendoset në librin e Ginisit.
Po ashtu rekorde, sipas organizatorëve duhet të ketë qenë edhe shitja e hallkave të dorës, fitimi nga të cilat do të shkojë për Kryqin e Kuq.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











