Shkurt.ch
300 njerëzit më të pasur në Zvicër
300 më të pasurit kanë rritur pasurinë e tyre vitin 2016 për 18.6 miliardë. Kështu, rritja në krahasim me vitet e mëparshme ka përshpejtuar.
613 miliardë franga është pasuria e 300 njerëzve më të pasur në Zvicër. Listën e udhëheq edhe këtë vit familja e themeluesit të “Ikea”, Ingvar Kamprad.
Secili posedon një mesatare prej 2 miliardë franga zvicerane (2.045 miliardë franga zvicerane), shkruan bilanz, përcjell albinfo.ch.
300 më të pasurit kanë rritur pasurinë e tyre vitin 2016 për 18.6 miliardë. Kështu, rritja në krahasim me vitet e mëparshme ka përshpejtuar.
Më shumë se një e treta e 300 njerëzve më të pasur, përkatësisht 135, është një miliarder. Sipas “Credit Suisse” nga 2473 miliarderë të botës, çdo i 18-ti jeton në Zvicër.
Nëse pasuria e 300 më të pasurve ndahet në mesin e popullatës zvicerane, do të merrte çdo banor 73. 673 franga në dorë.
Top dhjetë njerëzit më të pasur këtë viti kanë fituar 3 miliardë franga. Së bashku ato përbëjnë 183 miliardë franga.
Familja Kamprad vazhdimisht mban pesëmbëdhjetë vjetët e fundit kreun e listës së 300 njerëzve më të pasur. Tregtarët e mobiljeve “Ikea” kanë rritur pasurinë e tyre në vitin 2016 me një miliard franga zvicerane dhe tani kanë 46 miliardë. Edhe pse themeluesi i kompanisë, Ingvar Kamprad, u kthye në Suedi, tre bijtë e tij, Jonas, Peter dhe Mathias, të cilët drejtojnë kompaninë sot, kanë pasaporta zvicerane.
Robert Heuberger, me 94 vjetët e tij, është njeriu më i vjetër në mesin e 300 më të pasurve. “Bilanz” vlerëson pasurinë e zhvilluesit të pasurive të patundshme në 450 deri në 500 milionë franga.
Sebastian Vettel nga Formula 1 është 29 vjeç, por ka rritur pasurinë nga 150 në 200 milionë franga.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?










