Integrimi
300 të rinj nga diaspora punësohen në administratë
Hapja e administratës publike për të rinjtë e diasporës është një praktikë e re e suksesshme e aplikuar vjet, projekt ku u përfshinë mbi 3.000 të rinj
Administrata publike në Shqipëri dhe Kosovë ka punësuar 300 të rinj, 200 në Shqipëri dhe 100 në Kosovë. Bëhet fjalë për ata, që kanë kryer praktikat e punës në vitin 2016 dhe që sot kanë kontratë 1-vjeçare pune, raporton “TCH”.
Numri i të punësuarve për vitin 2017 do të dyfishohet, duke e çuar numrin e të rinjve të punësuar në 400, përcjell albinfo.ch.
Hapja e administratës publike për të rinjtë e diasporës është një praktikë e re e suksesshme e aplikuar vjet, projekt ku u përfshinë mbi 3.000 të rinj. Por risi është fakti se këtë vit, për herë të parë është nënshkruar marrëveshje edhe me 14 kompani private.
Në vitin 2016 aplikuan mbi 2.600 kandidatë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë ndjekur praktikat profesionale në Administratën Publike dhe në biznese.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











