Lajme
3000 gjuhë në botë, në rrezik të zhdukjes
Teksa në botë aktualisht fliten 7000 gjuhë, 3000 prej tyre janë në rrezik të zhdukjes deri në fund të shekullit.
Ky paralajmërim vjen në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ditë kjo që u ratifikua në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1999 me iniciativën e Bangladeshit dhe festohet çdo vit më 21 shkurt që nga viti 2000.
Sipas të dhënave të UNESCO-s, aktualisht në botë fliten mbi 7 000 gjuhë, nga të cilat 6 700 janë gjuhët e popujve indigjenë, duke i bërë ato gjuhët më të kërcënuara në botë.
Sipas projektrezolutës së miratuar si pjesë e Vitit Ndërkombëtar të Gjuhëve Indigjene të OKB-së të festuar në 2019, UNESCO u bën thirrje shteteve të krijojnë fonde dhe mekanizma për ruajtjen e gjuhëve indigjene.
Sipas UNESCO-s, megjithëse popullsia indigjene përbën një pjesë të vogël të popullsisë së vendeve, këto komunitete janë pjesa më e madhe e diversitetit kulturor dhe gjuhësor. Zhdukja e gjuhëve mund të nënkuptojë zhdukjen e pakthyeshme të kozmopolitizmit dhe trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.
Sipas OKB-së, humbja e diversitetit gjuhësor ndikon në gjithçka, nga jeta biologjike në jetën kulturore.
”Gjuhët që nuk janë folur nga askush që nga viti 1950 konsiderohen gjuhë të zhdukura”, sipas Atlasit Botëror të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












