Lajme
33 të shëruar nga koronavirusi për 24 orë në Itali
Shumë pacientë të prekur nga koronavirusi po shërohen në botë
Informacionet e fundit tregojnë se bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 41, ndërsa që 1700 janë të infektuarit e 83 të shëruarit, përfshirë 33 vetëm 24 orët e fundit.
Kryeministri Giuseppe Conte firmosi dekretin e Këshillit të Ministrave, i cili parashikon pezullimin e të gjitha manifestimeve dhe eventeve sportive deri në 8 mars; po deri në këtë datë pezullohen të gjitha aktivitetet shkollore; kinematë e diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura; do të lejohen ceremonitë fetare me kushtin që njerëzit të qëndrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit; rihapen muzetë dhe do të mbeten hapur bare, restoranteve e pub-e me kushtin që klientët të shërbehen në tavolinë. Në Lombardi do të qëndrojnë të mbyllura palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore, qendrat sociale. Në disa provinca gjatë fundjavës, do të mbyllen dhe qendrat tregtare.
Ndërkohë në Francë janë konfirmuar 130 raste me koronavirus- 30 më shumë se dje- e nga sa pohojnë autoritetet, `12 persona janë shëruar, 2 janë vdekjet, 116 vetë janë shtruar në spital , 9 nga të cilët në gjendje të rëndë. Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Giovanni Rezza, pohoi në një konferencë për shtyp se rastet e para të prekjes nga virusi u regjistruan nga mesi i shkurtit, por infeksioni me shumë gjasë, sipas tij, ka qarkulluar që prej mesit të muajit janar. Mes personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit është edhe shkrimtari kilian, Luis Sepúlveda dhe e shoqja Carmen Yanez; shenjat e para, 70 -vjeçari dhe bashkëshortja i shfaqën dy ditë pas kthimit nga një festival letërsie në Portugali. American Airlines ndërkohë ka pezulluar deri në 24 prill fluturimet në Milano, ndërsa Delta Airlines vendosi ta rinisë shërbimin në këtë linjë vetëm në fillim të muajit maj.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”













