Shkurt.ch
36 për qind të banorëve të Zvicrës, me prejardhje të huaj
numri i njerëzve me prejardhje të huaj në Zvicër gjatë shtatë viteve të kaluara është rritur nga 2 milionë në 2.5 milionë, nga 7 milionë të rritur që jetojnë gjithsej në këtë vend
Më shumë se një e treta e njerëzve që jetojnë në Zvicër janë me prejardhje të huaj. Shprehur në shifra, 36 për qind nga 7 milionë personat e rritur (15 e më shumë vjeçarë) që numëron Zvicra kanë sfond migracioni, dhe kjo përqindje është dukshëm më e lartë se ajo që ishte në vitin 2008, kur në Zvicër, me prejardhje të huaj ishin 31% e të rriturve, shkruan sda.ch. Ndërsa në periudhën 2014 -2015 rritja e numrit të personave me prejardhje të huaj ishte 3%, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë.
Ndryshe, numri i njerëzve me prejardhje të huaj në Zvicër gjatë shtatë viteve të kaluara është rritur nga 2 milionë në 2.5 milionë, nga 7 milionë të rritur që jetojnë gjithsej në këtë vend, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, popullata autoktone është rritur gjatë kësaj periudhe (2008-2015) për gjithsej 1.3% duke arritur në shifrën 4.4 milionë.
Pjesën më të madhe të rritjes te personat me prejardhje të huaj (85% të tyre) e përbëjnë qytetarët e shteteve të BE-së dhe EFTA-s dhe ata me shtetësi zvicerane.
Si qytetarë me prejardhje të huaj llogariten ata që janë të lindur jashtë Zvicrës dhe të huajt tashmë të natxralizuar (brezi i parë) . më tutje vijnë të natyralizuarit e lindur në Zvicër dhe të huajt e lindur në Zvicër të cilët kanë së paku njërin prind të lindur jashtë vendit
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











