Shqipëria
37 vjeçari shqiptar vritet në Itali në prani të djalit
Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjes e së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës, në oborrin e shtëpisë së tij dhe në prani të djalit.
Beni A. sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar fugonin kur u vra dhe makina ishte ende e ndezur kur mbërriti policia.
Viktima ishte pa precedentë penalë, dhe nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas dëshmitarëve disa plumba u qëlluan drejt tij, por një prej tyre rezultoi të ishte fatal duke e kapur në kokë. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona të largohen nga vendngjarja me skuter, ndërsa policia është ende duke bërë hetime.
Mediat italiane bëjnë të ditur se lagjja Oratorio është tronditur. Në rrjetet sociale famullitari shkroi: “Tingulli i gëzueshëm i kambanave u përzje me shpërthimin e ftohtë të të shtënave vdekjeprurëse”.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












