Lajme
Emigrantët nga Afganistani “zhduken”, sapo hyjnë në Zvicër
Sipas njohësve të rrethanave, të gjithë këta refugjatë që po "zhduken", janë duke udhëtuar drejt Francës ndërsa Zvicrën e kanë shfrytëzuar vetëm si vend transit
Një dukuri e re po shqetëson autoritetet zvicerane të azilit dhe të policisë: ka disa muaj që, një numër i madh refugjatësh, kryesisht të mitur, nga Afganistani, të cilët hyjnë nga Austria në Zvicër, “zhduken” ende pa i mbushur 24 orë në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Lidhur me këtë, sot, në qytetin kufitar, Buchs, kanë mbajtur një konferencë për media autoritetet e Kantionit St.Gallen dhe ato të doganave të zonës lindore të vendit.
Në konferencën për shtyp, Markus Kobler, shef i Doganës Lindore, tha se vetëm mëngjesin e së mërkurës janë kapur 38 emigrantë të hyrë ilegalisht. Përveç kësaj, 260 javën e kaluar dhe 2500 që nga qershori, shkruan srf.ch. Pak më shumë se gjysma e refugjatëve janë të mitur, shumica janë meshkuj.
Shumica e azilkërkuesve vijnë në Zvicër përmes rrugës ballkanike, sipas Daniel Bach nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin. Situata në Greqi aktualisht është e qetë, por vala aktuale e refugjatëve ndoshta do të zbutet vetëm pas disa javësh, në fillim të dimrit. Një tjetër valë mund të ndodhë në pranverë.
Bruno Zanga, komandant i Kapo (Policia Kantonale) St. Gallen thotë se aktiviteti i migracionit shkakton shumë punë shtesë edhe për Kapo St. Gallen. Është vështirë të mbarohet intervistimi i të gjithë të ardhurve, thotë komandanti Bruno Zanga. Riatdhesimi i këtyre njerëzve paraqet sfidë të madhe administrative për autoritetet.
Refugjatët fshihen
Për shkak se kontrollet e identitetit zgjasin më shumë se një ditë dhe për shkak të numrit të madh të refugjatëve, në Buchs nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ta, përcjell albinfo.ch. Prandaj, refugjatët dhe emigrantët janë strehuar gjithashtu në Wil SG.
Por ajo që është problematike: “Praktikisht qysh të nesërmen aty nuk gjendet asnjë nga refugjatët që ishin dje”, thotë Zanga. Këta persona nuk mund të burgosen sepse nuk ka bazë ligjore për këtë. Prandaj, një qendër përpunimi duhet të hyjë në funksion në mënyrë të drejtpërdrejtë në Buchs, në dhjetor.
Sipas njohësve të rrethanave, të gjithë këta refugjatë që po “zhduken”, janë duke udhëtuar drejt Francës ndërsa Zvicrën e kanë shfrytëzuar vetëm si vend transit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













