Lajme
Nuk doli aq keq, sa pritej: Pothuajse asnjë nxënës në karantinë
Vetëm kantoni Basel-Stadt ka raportuar dy raste në të cilat fëmijët u kthyen mbrapsht në shtëpi nga mësuesi
Ishte menduar se me fillimin e vitit të ri shkollor, rreziku nga fëmijët që do të vinin të infektuar nga pushimet ebüëra në vendet me rrezik, do të ishte i madh, shkruan blick.ch. Kjo frikë qe shtuar sidomos pasi qeveria federale kishte riaktualizuar listën e vendeve të rrezikut javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Por rastet e karantinës, për fat të mirë, nuk ishin aq të shumta sa pritej.
Shkolla ka hapur dyert të hënën, në njëmbëdhjetë kantone të Zvicrës. Siç është shkruar tashmë, shumë mësues dhe drejtues shkollash patën shfaqur frikën për numrin e mundshëm të madh të nxënësve që duheshin vendosur në klarantinë.
Në disa shkolla madje, drejtuesit ishin zotuar se do t`i ktheni në shtëpi të gjithë ata nxënës që pushimet i kishin kaluar në vendet e Ballkanit, si shtete me rrezik më të lartë nga koronavirusi.
Por të mërkurën, kur tashmë kishte kaluar një gjysmë jave nga fillimi i vitit shkollor, kantonet kanë pasqyrën e qartë për gjendjen, përcjell albinfo.ch. Vetëm një numër shumë i vogël nxënësish u desh të vendosen në karantinë. Po ashtu edhe shkeljet e dyshuara të rregulloreve të BAG janë fare të rralla.
Vetëm kantoni Basel-Stadt ka raportuar dy raste në të cilat fëmijët u kthyen mbrapsht në shtëpi nga mësuesi.
Mënyra se si saktësisht autoritetet kantonale shëndetësore i mbledhin këto të dhëna ndryshon shumë nga kantoni në kanton. Kështu, disa kantone pothuajse nuk bien fare në kontakt me shkollat, kantone tëe tjerë regjistrojnë saktësisht informacionet e karantinës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë Organizata bamirëse zvicerane Caritas po u bën thirrje politikanëve të bëjnë më shumë për të luftuar... -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike -
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para












