Kosova
4.218 shtetas të Kosovës të regjistruar për votim në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë
Procesi i votimit fizik për qytetarët e Republikës së Kosovës në Zvicër ka nisur sot në orën 07:00, në tri përfaqësi diplomatike: Bernë, Cyrih dhe Gjenevë.
Sipas të dhënave të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, për këtë formë votimi janë regjistruar gjithsej 4.218 votues, prej të cilëve 2.114 në Cyrih, 1.053 në Bernë dhe 1.051 në Gjenevë.
Qendrat e votimit janë hapur sipas planifikimit dhe procesi po zhvillohet në përputhje me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.
Pas përfundimit të votimit, kutitë do të bllombohen dhe do të ruhen në hapësira të sigurta në përfaqësitë diplomatike, ndërsa transportimi i tyre drejt Kosovës është planifikuar për ditën e hënë, më 29 dhjetor 2025.
Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen e mërgatës kosovare në Zvicër në zgjedhjet parlamentare, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e lartë të diasporës për proceset demokratike në vend.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













