Lajme
4.5 tonë kokainë kapen nga policia spanjolle
Anija “Orion V”, transportonte bagëti nga Amerika Latine drejt Lindjes së Mesme.
Rreth 4.5 tonë kokainë janë kapur nga policia spanjolle në bordin e një anijeje me flamur të Togos që vinte nga Amerika Latine, para se të interceptohej në ujërat pranë ishujve spanjollë Kanarie.
Anija “Orion V”, e cila transportonte bagëti nga Amerika Latine drejt Lindjes së Mesme, raportohet se vëzhgohej prej më shumë se një viti dhe ishte ndaluar edhe më parë, por pa iu gjetur drogë në bord, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Policia tha se një operacion i kombinuar detar dhe ajror realizoi zbulimin e kokainës që ishte fshehur në një konteiner të ushqimit të bagëtive.
Operacioni përfshinte mes tjerash, agjencitë antidrogë të SHBA-së, Spanjës dhe Togos, thanë autoritetet.
Me këtë rast, 28 anëtarët e ekuipazhit, nga nëntë vende të ndryshme, u arrestuan.
Në mesin e janarit një tjetër anije me flamur të Togos u ndalua me drogë në një zonë të afërt pranë ishujve Kanarie./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












