Uncategorized
4 ditë në javë punë me nga 6 orë dhe rroga nuk ndryshon
Sanna Marin, shefja e dytë më e re e qeverisë në botë, argumenton se kjo do t`i lejojë njerëzve të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre.
Marin, nënë e një fëmije, udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të cilat drejtohen po ashtu nga gratë; tre prej tyre janë nën 35 vjeç.” Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me njerëzit e afërt, t`i kushtohen pasioneve që kanë dhe aspekteve të tjera të jetës, siç është kultura”, ka thënë ajo.
Përpara se të bëhej kryeministre, Marin mbante postin e ministres së transportit, dhe gjatë kohës që ishte në atë pozicion, mbështeti idenë e javë më të shkurtër pune me qëllimin të përmirësohej raporti mes punonjësve dhe produktivitetit.
Në Finlandë aktualisht punohet pesë ditë në javë me nga tetë orë në ditë. Propozimi i shefes së ekzekutivit u mirëprit menjëherë me entuziazëm nga Ministrja e Arsimit, udhëheqësja e Aleancës së Majtë, Li Andersson.
Ndërkohë që edhe Zvicra ka vendosur që koha që një person harxhon për të shkuar në punë do të llogaritet si pjesë e punës, normalisht sipas një marrëveshje të arritur me punëdhënësin ku ka disa kritere.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














