Kriza në Ukrainë
Turqia heq dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö njoftoi se Turqia do të mbështesë ftesën e dy vendeve nordike për t'u bashkuar me aleancën
Turqia ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö njoftoi se Turqia do të mbështesë ftesën e dy vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën gjatë samitit të NATO-s në Madrid.
Një memorandum përkatës u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të tre vendeve pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Memorandumi i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të siguruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit, tha presidenti finlandez në një deklaratë.
“Fakti që ne po bëhemi aleat i NATO-s do ta përforcojë këtë angazhim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane Procesi i natyralizimit në Zvicër është mjaft i ngadaltë pasi kalon në dy nivele të qeverisjes...
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’