Lajme
4 kantone zvicerane: Në klubet e natës me maska
Maska do të bëhet e detyrueshme në klubet e natës me më shumë se 100 të ftuar në katër kantone zvicerane veriore që nga e enjtja
Kantonet: Baselstadt, Baselland, Aargau dhe Solothurn kanë njoftuar të mërkurën se rritja e niveleve të infeksionit kërkonte rivendosjen e masave të bllokimit të koronavirusit.
Masat do të vendosen nga e enjtja, 9 korrik e tutje dhe do të përfshijnë një numër maksimal të ftuarve për klubet e natës – ose një kërkesë maske për të gjithë të pranishmit, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Numri maksimal e mysafirëve që mund të marrin pjesë në një festë private, restorant, klub nate ose ndonjë ngjarje tjetër do të zvogëlohet nga 300 në 100, përveç nëse të gjithë mysafirët vendosin maska ndërsa ndodhen në klub.
Të dhënat e kontaktit duhet të regjistrohen ende.
Rregullat do të zbatohen deri më 31 dhjetor, përveç në Solothurn ku data e parashikuar ka qenë 31 gusht, përcjell tutje albinfo.ch.
Klubet e natës nën kontroll
Ka pasur disa shpërthime në klubet e natës në Zvicër, me qindra njerëz që janë detyruar të hynë në karantinë.
Të dielën, më 29 Qershor, autoritetet zvicerane njoftuan mbylljen e përkohshme të klubit flamingo të Cyrihut, pasi një ngjarje “e përhapur” çoi në disa teste pozitive të koronavirusit dhe kërkoi nga 300 njerëz për tu karantinuar. Gjithashtu është njoftuar edhe për rastë të tjera në klubet e natës, me klientët që marrin mesazhe se mund të infektohen, me disave që u thuhet të karantinohen.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











