Fun
4 mijë veta vallëzuan në ballon e Austrisë së Epërme në Vjenë
Për të 115-tën herë, të shtunën në mbrëmje në “Wiener Austria Center” në Vjenë u organizua ballo e Austrisë së Epërme (Ball der Oberösterreicher in Wien).
Rreth 4 mijë mysafirë ishin të pranishëm në ballon e Austrisë së Epërme, e cila u organizua për të 115-tën herë në Vjenë të Austrisë. Më veshje tradicionale, vallëzime të ndryshme dhe argëtim kaluan natën të pranishmit, të cilët kishin udhëtuar nga qytetet e ndryshme të Austrisë së Epërme për t’u argëtuar së bashku në një natë të vetme.
Në këtë mbrëmje, ku ishte e ftuar edhe albinfo.ch, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë, Rolando Bimo, Instituti i Studimeve të Evropës Juglindore, z. Lulëzim Hajdari dhe Partia Demokratike e Unitetit, Miftar Kastrati. Zotëri Kastrati ishte edhe bashkorganizator i kësaj mbrëmjeje madhështore. “Prej vitesh jam pjesë e organizimit të kësaj mbrëmjeje dhe jam i lumtur që ashtu sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit janë të pranishme edhe institucionet shqiptare”, ka thënë ai për albinfo.ch, duke shtuar se çdo vit fton ambasadën e Shqipërisë si dhe atë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër













