Sport
4 shqiptarë në mesin e 42 pjesëmarrësve të Kampionatit Zviceran të Tenisit për të rinj
Pjesëmarrësit janë: Artan Sadriji, Jasin Jakupi, Albin Maroci dhe Sokol Jakëa
Shqiptarët e brezit të ri në Zvicër nuk janë më vetëm futbollistë dhe boksierë të shkëlqyer. Prej disa vitesh shumë nga fëmijët dhe të rinjtë tanë, të lindur këtu, janë orientuar edhe në sporte më pak “tipike” për shqiptarët. Si në tenis për shembull. Duket se në këtë sport së shpejti do të mund të flasim për yjet shqiptare. Disa prej tyre janë në ardhje dhe kanë dhënë tashmë mjaft prova për talentin e tyre. Një dëshmi në këtë drejtim është pjesëmarrja e 4 të rinjve me prejardhje shqiptare në Kampionatin e Tenisit për të Rinj, i cili mbahet në këtë fundjavë në Bernë.
Këtë të shtunë dhe të dielë pra do të mbahet kualifikimi për Kampionatin e Zvicrës në tenis për të rinj ose “Junior Champion Trophy Winter 2018“. Në këtë aktivitet, të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm 42 tenistët më të mirë të Zvicrës për grupmoshat. Është ngjarja më e rëndësishme e tenisit në Zvicër, që mbahet dy herë në vit.
Sikurse edhe në vitet e fundit, në këtë aktivitet merr pjesë edhe Artan Sadriji, për të cilin albinfo.ch ka shkruar tashmë disa herë. Ai është bërë i njohur për sukseset e deritashme në tenis, ku prej disa vitesh është njëri ndër më të mirët në Zvicër për moshën e tij.
Jasin Jakupi
Por, kësaj radhe në mesin e 42 pjesëmarrësve janë edhe tre shqiptarë tjerë. Fjala është për Jasin Jakupin, Albin Marocin dhe Sokol Jakën.
albinfo.ch do të kontaktojë dhe prezantojë së shpejti këta tenistë të rinj.
Kampionati mbahet në Bernë dhe në disa qytete në rrethinë të Bernës. 16 garuesit qeëdalin të parët, sigurojnë pjesëmarrjen në finale.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














