Lajme
4 ushtarë sjellin koronavirusin në kazermë, infektojnë edhe shumë të tjerë
Ata kanë infektuar edhe shtatë të tjerë, duke bërë kështu që 11 persona të vendosen në izolim. Dymbëdhjetë rekrutë të tjerë është dashur të karantinohen
Katër rekrutë që ishin kthyer në kazermën e Chur-it nga pushimet e tyre të fundjavës së kaluar janë infektuar me koronavirus. Këtë e konfirmon për 20minuten.ch zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist.
Ata kanë infektuar edhe shtatë të tjerë, duke bërë kështu që 11 persona të vendosen në izolim. Dymbëdhjetë rekrutë të tjerë është dashur të karantinohen, transmeton albinfo.ch. Të prekurit janë të moshave midis 19 dhe 21 vjeç.
“Ata janë mirë deri më tani”, thotë Reist. “Sigurisht që është dëm, sepse rekrutët mbrohen mirë gjatë qëndrimit në kazermë, dhe këtu respektohen shumë mirë kushtet e mbrojtjes dhe masat higjienike, përcjell albinfo.ch. Në fundjavë, natyrisht, ne nuk kemi kontroll mbi mënyrën se si sillen ata”.
Të enjten, janë testuar ushtarët e këtij kursi. Të gjithë ata që patën rezultat negativ të testit u dërguan në shtëpi. Jeta e përditshme e kazermave vazhdon të hënën.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













